Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj – Voziste veturën e vjedhur, kapet nga Policia

Nën dyshimin se ishte duke vozitur një veturë të vjedhur, është arrestuar një person, shtetas i huaj në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Dardani të Ferizajt.

I njëjti ishte ndalur nga Policia e Kosovës, të cilët kishin të dhëna se vetura ishte raportuar si e vjedhur.

Pas verifikimit, është arrestuar i dyshuari i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.