Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Ferizaj - Tejkalim në vijë të plotë, dy shoferëve iu merren patent-shoferët për tre muaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Ferizaj ka gjobitur dy shoferë të automjeteve me 3 muaj heqje të patent- shoferit, 150 euro si dhe dy pikë negative, për shkak të tejkalimit në vijë të plotë.

Sipas Policisë, në dy lokacione të ndara në fshatin Mirosale dhe Sojevë të Ferizajit, ka ndaluar shoferët A.A. i moshës 22 vjeçare dhe H.Y. i moshës 48 vjeçare, të cilët me veturat e tyre kanë shkaktuar kundërvajtje, tejkalim në vijë të plotë.

“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë” – thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.