Ilustrim

Ferizaj, një person lëndohet nga bombola e gazit

Një person në Ferizaj ka mbetur i lënduar, pasi nga pakujdesia ka ndezur një bombolë gazi dhe si pasojë është zgjeruar flaka.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësite relevante policore, KEDS-i dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Ferizaj.