Ferizaj– Dy policë lëndohen pasi sulmohen nga një person

Një person i cili ishte në arrati, teksa po arrestohej nga policia, i  ka sulmuar dy zyrtarë policorë.

PK-ja njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj.

“Lidhur me rastin më 16.08.2019 është arrit të arrestohet i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili ishte në arrati. Gjatë arrestimi i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policore dhe si pasoj janë lënduar dy zyrtar policor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari dhe zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.