Foto: KALLXO.com Ilustrim

Ferizaj, arrestohet i dyshuari për kanosje dhe përdorim të armës së zjarrit në një lokal

Policia e Kosovës ka arrestuar më 05.03.2024 një person, i cili dyshohet se kishte kanosur një person e më pas kishte shtënë me armë zjarri në një lokal në Ferizaj.

Rasti kishte ndodhur më 25.02.2024 rreth orës 04:25.

“Pas një pune intensivë hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë arritur që të identifikojnë dhe me datën 05.03.2024 të arrestojnë të dyshuarin M.A ( M/K), i moshës 27 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale përdorimi i armës së zjarrit dhe kanosje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Ferizajt.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit e me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të tjera hetimore.

Sipas njoftimit të Policisë, si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit e llojit pistoletë.