Foto: PDK

Enver Hoxhaj: Dragashin do ta shpallim zonë ekologjike

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh kandidati për kryeministër, ka prezantuar “Planin e Rimëkëmbjes” në Dragash.

Mirëpo në këtë tubim të PDK-së, nuk janë respektuar masat anti-COVID-19, pasi në fotografitë e këtij tubimi shihen grumbull njerëz në një sallë.

Foto: PDK

Sipas vendimit të qeverisë, ndalohet tubimi i më shumë se 50 personave për shkak të pandemisë.

Në anën tjtër, PDK-ja ka bërë të ditur se Hoxhaj ka premtuar se Dragashin do ta shpallin zonë ekologjike dhe do të sjelln  investime në turizmin malor.

“Këto 5 prioritete mund t’i përmbyllë vetëm Partia Demokratike e Kosovës dhe asnjë parti tjetër. Për këtë arsye ne në këto zgjedhje garojmë me program të qartë. Garojmë me vizion të qartë. Garojmë me prioritete të qarta dhe e dimë shumë mirë se çka do të bëjmë javën e parë, çka do të bëjmë javën e dytë, çka do të bëjmë 100 ditshin e parë, vitin e parë, të dytë, tretë dhe katërt”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, ka thënë se tashmë ka biseduar edhe me përfaqësues të lartë të shteteve të Lindjes së Mesme dhe të shteteve të Bashkimit Evropian, që kanë treguar interesim për investime multimilionëshe në turizmin malor dhe dimëror.