Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Elbert Krasniqi: Kërkesat për komuna të reja janë agjenda politike

Ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë Kurti 2, Elbert Krasniqi, thotë se do të bëjnë një studim nëse Kosova ka nevojë ose jo të krijojë komuna të reja.

“Të gjitha kërkesat aktuale për komunat e reja janë agjenda politike për të cilat nuk duhet të diskutojmë. Me informacionet që kam nuk ka nevojë për komuna të reja” ka thënë Krasniqi në emisionin “Kallxo Pernime”.

Sipas tij, krijimi i komunave të reja është e paarsyeshme dhe e palogjikshme për shkak se për komunat e vogla me pak banorë është problem vetëfinancimi.

 

“Komuna e Vitomiricës në komunën e Pejës është shumë e paarsyeshnme, një komunë në atë territor të dy ose një fshati, edhe ma pak e paarsyeshme që thirret me idenë e krijimit për një komunitet të caktuar që nuk është as nuk është shumicë aty. Si do të funksionojë një komunë që ka numër të vogël të banorëve që nuk ka asnjë aftësi të vetëfinancimit. Në Vitomiricë jetojnë më shumë shqiptarë se boshnjakë dhe egjiptianë”, ka thënë ai.

Deputetët e Kosovës me 67  vota pro dhe me 30 kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar dje për Qeverinë Kurti II. Kjo Qeveri do të udhëhiqet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.