Ekspertët sllovak të shëndetit: Pushimet verore planifikoni t’i mbani në shtëpi

Ekspertët sllovak të epidemiologjisë kanë lavdëruar qytetarët për një qasje të përgjegjshme ndaj krizës së coronavirusit që ka rezultuar në numrin më të ulët të vdekjeve për nga popullsia në Europë.

Por ata i nxitën njerëzit të mos bëjnë plane udhëtimi shumë shpejt, edhe nëse situata vazhdon të përmirësohet në rajon.

“Tendenca duket shumë pozitive”, tha të mërkurën Vladimir Krcmery, profesor i infektologjisë.

“Unë u bëj thirrje të gjithëve, le të planifikojmë pushime këtu në Sllovaki sesa në Francë ose Itali këtë vit”.

Duke iu përgjigjur lajmeve që Kroacia po shqyrton hapjen e kufijve të saj për turistët gjatë verës, ekspertët e virologjisë kërkuan kujdes.

“Kroacia si një vend me një situatë shumë të mirë të epidemiologjisë nuk është vetë një rrezik,” tha profesor Zuzana Kristufkova nga Universiteti Mjekësor Sllovake në Bratislavë.

“Por kur shkojmë në bregdet, ne nuk do të jemi vetëm, dhe ky është një rrezik. Nëse hiqen kufizimet e udhëtimit, njerëzit nga e gjithë Evropa do të shkojnë atje gjithashtu, dhe situata nuk është e mirë kudo”.

Me 1,391 raste të konfirmuara të coronavirusit dhe 22 vdekje, Sllovakia filloi heqjen e kufizimeve javën e kaluar.

Më 6 maj, ky shtet planifikon të hapë më shumë shërbime, hotele dhe kisha.