Edi Rama reagon ndaj lajmeve të rreme që parashikojnë tërmete të fuqishme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj disa portaleve, të cilat po paralajmërojnë për kinse një tërmet të fuqishëm, duke ngjallur panik.

Një portal i tillë ka bërë thirrje që qytetarët të dalin nga shtëpitë sepse do të ndodhë një tërmet i fuqishëm.

Portalet e tilla kanë ngjallur panik te popullata në Shqipëri pas disa tërmeteve që goditën vendin dje dhe sot.

“Ky është një fakenews kriminal për të përhapur panik dhe çdo idiot që shkruan për parashikime tërmetesh thjesht duhet neveritur”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebook.

Dje dhe sot, Shqipëria është goditur nga tërmete të fuqishme.

Dje pasdite, vendi u dridh nga një tërmet prej 5.8 ballësh, i cili shkaktoi dëme në objekte banimi dhe mbi 100 qytetarë pësuan lëndime.

Ndërsa sonte në ora 22 :08, Tirana dhe rrethina janë goditur nga një tërmet prej 4.4 ballësh.