Edhe 11 të shëruar nga COVID-19 nga Malisheva, numri shkon në 71

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në komunën e Malishevës është rritur në 71.

Komuna e Malisheva bën të ditur tani se sot janë shëruar edhe 11 qytetarë të tjerë.

Shërimi i 11 pacientëve është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi 11 të shëruarit, edhe në testin e dytë, kanë rezultuar negativë.

Në Malishevë nga 76 të prekur me coronavirus 71 prej tyre janë shëruar, 4 raste janë aktive dhe një rast ka pësuar me fatalitet. /21Media