E kanosi zyrtarin policor në Facebook, Policia e arreston

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Suharekë nën dyshimin se përmes rrjetit social Facebook, e ka kanosur një zyrtar policor.

Sipas Policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30.