E gjen kuletën me para, Llapjani e dorëzon në Polici

Një qytetar nga Podujeva kishte vendosur që kuletën me para që e kishte gjetur të ia kthente pronarit përmes Policisë.

Qytetari J.S. nga Komuna e  Podujevës pasi e ka gjetur një kuletë me një shumë të konsiderueshme të hollash, e ka dorëzuar në Polici, njoftojnë këta të fundit.

Policia e Kosovës e ka identifikuar qytetarin dhe të njëjtit i janë kanë  kthyer të kuletën bashkë me paratë dhe dokumentacionet në të.

“Me sjellje të njerëzishme qytetaret çdo ditë po konfirmojnë besimin e Policisë’’, ka shkruar në faqen e saj Policia e Kosovës.