Ilustrim

E dërgoi veturën në servis, sulmohet fizikisht nga dy punëtorë aty

Një burrë ka raportuar tek organet e rendit se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të.

Rasti ka ndodhur më 16.03.2024 në Podujevë.

Sipas raportit policor, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.