Dyshohen se u rrahën mes vete familjarët në Kamenicë, konfiskohet një pistoletë pa leje

Një përleshje fizike dyshoihet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në një familje në fshatin Shahiq të Kamenicës më 30.06.2024.

Sipas raportit policor, përleshja ka ndodhur me dy burrave dhe një gruaje, me ç’rast kjo e fundit si pasojë e lëndimeve trupore ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre si provë materiale, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.