Ilustrim
Dyshimet për pastrim parash nga zyrtari i ATK-së, prokurori i heton në liri dy të dyshuarit
09.12.2023 - 08:38
Mbi 1 milion euro dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive nga dy persona të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të policisë, njëri nga të dyshuarit është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës e tjetri një qytetar.
Tutje policia ka njoftuar se në bashkëpunim të dyshuarit kanë kryer veprën penale të shpëlarjes së parave dhe keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit.
Policia ka thënë se periudha e kryerjes së kësaj vepre pretendohet të jetë nga 2019 deri në vitin 2023.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në Mitrovicë, dhe të dyshuarit janë intervistuar.
Pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.