Dyshime për parregullsi në konkurse, Mytaher Haskuka shkarkon drejtorin e NISMA-s

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shkarkuar drejtorin e Arsimit, Gani Gërmizaj, siç thotë ai, për shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie.

Haskuka thotë së paraprakisht kishte kërkuar nga Germizaj që të respektoj rregullat për një proces të ligjshëm në përzgjedhjen e mësimdhënësve, por ai shton së nuk kishte respektuar kërkesën e tij.

“Komisionet intervistuese, të themeluara me vendim të drejtorit, nuk kanë qenë në përputhje me ligjin për shkak se, sipas ligjit mbi arsimin parauniversitar dhe udhëzimin administrativ, ndër të tjera në komisionet përzgjedhëse një nga anëtarët duhet të jetë drejtori i shkollës përkatëse. Ky është interpretimi ligjor nga Drejtoria e Inspektoratit të Arsimit dhe Departamenti Ligjor pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga të cilët kam kërkuar interpretim ligjor, si pasojë e shumë ankesave që kam pranuar lidhur me konkurset e fundit”, ka shkruar Haskuka në rrjetin social të mërkurën.

“Sistemin e arsimit të cilin e kemi trashëguar ka qenë në gjendje të keqe, gjë që kërkon shumë angazhim dhe punë prej të gjithë akterëve në mënyrë që fëmijëve tanë t’iu ofrojmë shkollim cilësor. Prandaj së shpejti do të kërkoj formimin e komisioneve të reja, në mënyrë që të kemi një proces të mirëfilltë në përzgjedhjen e mësimdhënësve”, thuhet më tej në njoftim.

KALLXO.com ka provuar disa herë të kontaktoj më sapo të shkarkuarin por që i njëjti nuk e ka qenë i qasshëm në telefon.

Gani Gërmizaj ishte emëruar si drejtor i Arsimit në komunën e Prizrenit, në muajin maj .

Ai zëvendësoi Skender Susurin i cili dha dorëheqje pasi sipas tij partia nuk po i beson. Ai ka thënë se ka pasur presion lidhur me konkurse për punë në sektorin që e udhëheq.

Kallxo.com, mësoi se kandidati i propozuar nga Nisma- Dega në Prizren,  Gani Gërmizaj, është refer i futbollit.

Një kërkim i thjeshtë në Facebook, në llogarinë e tij private, Gani Gërmizaj shihet edhe në shoqërinë e Fatmir Limajt, kryetari të partisë dhe në shoqërinë e Ministrit Endrit Shala.

Më 22 gusht, KALLXO.com raportoi së një hulumtimi i KALLXO.com për laptopët rezulton me aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Ramadan Mujës.

Ilir Baldedaj akuzohet se prej datës 13.05.2018 e deri me datën 22.05.2018 ka bërë shpërndarjen e pasurisë jo financiare (laptopë dhe çanta të laptopëve) për asambleistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 copësh.