Ilustrim

Dy të vrarë nga sulmi me thikë në Gjermaninë veriore

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një palestinez 33-vjeçar, dyshohet i sulmoi me thikë të mërkurën, në një tren rajonal që udhëtonte midis Kielit dhe Hamburgut në Gjermaninë veriore, thonë autoritetet gjermane.

Policia në shtetin Schlewsig-Holstein në kufirin danez tha se burri, i cili ishte vetë i plagosur lehtë, po trajtohet në spital. Ai u arrestua në një stacion treni në fshatin Brokstedt.

Tre të tjerë u plagosën rëndë në sulm dhe katër u plagosën morën lëndime më të lehta, thuhet tutje nga autoritetet gjermane.

Sipas policisë, motivet e sulmit janë ende të panjohura. Transmetuesi rajonal NDR, duke cituar burime në grupin e hetimit, raportoi se burri, i ardhur nga Gaza tetë vjet më parë, kishte një të kaluar kriminale dhe nuk kishte prova për motivim politik.

Policia po është duke bërë hetime në stacionin e trenit në Brokstedt, thotë një komunikatë të bërë në Tëitter nga rrjeti i hekurudhave të Gjermanisë Deutsche Bahn duke shtuar se disa shërbime midis dy qyteteve janë anuluar.

Policia federale dhe ajo e shtetit po punojnë së bashku për hetimin lidhur me këtë incident thuhet në një deklaratë nga ministrja e brendshme e shtetit Sabine Suettelin-Waack./Reuters