Dy policët që ndihmuan banorët e rrezikuar nga zjarri mbrëmë në Fushë Kosovë

Gjatë natës së mbrëmshme një një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në  Fushë-Kosovë ishte përfshirë nga zjarri. Incidenti ka ndodhur  rreth orës 20:30.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com se zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Zyrtarja policore njoftoi se bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, për shkak problemeve që janë shkaktuar nga tymi.

Në grupin Network Prishtina, një qytetare ka publikuar një fotografi ku shihen dy policët të cilit kanë ndihmuar banorët duke rrezikuar jetën e tyre.

“Këta dy policë kanë rrezikuar jetën vetëm për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në zjarin që ka ndodhur mbrëmë në një ndërtesë në Fushë Kosovës”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie.