Ilustrim. Foto: KALLXO.com

Zjarr në një objekt banesor në Fushë-Kosovë, disa banorë po trajtohen nga ekipet mjekësore

Orët e energjisë elektrike në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në  Fushë-Kosovë janë përfshirë nga zjarri.

Incidenti ka ndodhur sonte rreth orës 20:30.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com se zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Sot rreth orës 20:30,  është pranuar informata për një incident zjarri ( orët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në  Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zyrtarja policore njoftoi se bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, për shkak problemeve që janë shkaktuar nga tymi.