Foto: Ilustrim

Dy persona të maskuar grabisin para e cigare në një lokal në Ferizaj

Dy persona dyshohet se të maskuar dhe me anë të kërcënimeve kanë kryer një grabitje në Komunën e Ferizajt.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.

Rastin e ka paraqitur një punëtor i një lokali i cili ka thënë se dy persona të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënim kanë dëmtuar një xham të lokalit ndërsa kanë grabitur para të gatshme dhe tre pako cigare.

Tutje ankuesi ka thënë se pasi kanë kryer veprën të dyshuarit janë larguar nga vendi në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin tutje policia ka njoftuar se nuk është raportuar për të lënduar.