Dy mjekë të QKUK-së riinfektohen me COVID-19

Një mjek nga Transfuzioni i gjakut dhe një tjetër në Klinikën e Gastroenterologjisë janë riinfektuar me virusin Corona.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KALLXO.com, Pleurat Sejdiu, kryetar në Odën e Mjekëve.

“Vetëm gjatë kësaj jave kemi dy mjekë që janë infektuar për herën e dytë”, konfirmoi Sejdiu.

Deri më tani në Kosovë nga coronavirusi janë prekur 1380 mjektë si dhe 18 prej tyre kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Kah mesi i muajit prill 2020 u regjistrua rasti i parë i infektimit me COVID-19.

Në anën tjetër, në Kosovë nesër bëhen një vitë nga rasti i parë i paraqitur në Kosovë me infeksionin SARS-CoV-2, mbi 76 mijë qytetarë janë infektuar me coronavirus ndërsa mbi 1 mijë 600 të tjerë kanë vdekur.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Shifra të larta të infektimit në 24 orët e fundit