Driton Selmanaj arsyeton Qeverinë për mosshqyrtimin e Ligjit anti-Covid

Zëvendëskryeminstri, Driton Selmanaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës  me të vetmën pikë të rendit të ditës, raportimi i kryeminstrit, Avdullah Hotit, për menaxhimin e situatës me pandeminë, ka sqaruar se pse ekzekutivi nuk ka nevojë për ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Selmanaj ka thënë se nuk dëshirojnë të hynë në një cikël të vazhdueshem të shkeljes së Kushtetuës së Republikës së Kosovës.

Ai ka shtuar se si opsion të dytë e kanë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Institucionet ekzekutive mund të hynë në një cikël të vazhdueshëm të shkeljes kushtetuese. Ne si Qeveri kemi vendosur që në rast se cilido institucion ekzekutiv të mos futet në këtë cikël eventual. Ligji rregullon mjaftueshëm masat për të ndërmarrë në secilën komunë veç e veç nëse jo kalojmë në kuadrin ligjor të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Për shkak të emrave të perveçëm po deformohet kuadri ligjor, pse qeveria duhet ta kundërshtoj. për shkak të mos futet në një cikël eventual të abuzimit të normës. Nese ne do merrnim masa ju na dërgoni në Gjykatën Kushtetuese, ky është një vlerësim i yni profesional”, tha Selmanaj.