Driton Kuka i hyn politikës, i bashkohet AAK-së
Trajneri i famshëm i xhudos Driton Kuka është anëtarësuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmi për anëtarësimin e Kukës në AAK është bërë i ditura nga kryeministri në dorëheqje dhe kryetar i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Në llogarinë e tij në Facebook.
Haradinja shkruan se ndihet i nderuar me vendimin e Driton Kukës për t’iu bashkuar AAK-së. Ai e ka cilësuar Kuken si ‘një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo.
“I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Driton Kuka ka thënë se i ka bashkuar parimi i njëjtë që kanë më Haradinaj: qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë!
“Këto parime ishin vendimtare që ti bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara sidomos në sport e rini që kemi! Kam miq në çdo parti politike dhe parimi im është bashkëpunimi për të mirë të vendit”, ka shkruar Kuka.