Foto: Ilustrim

Drenas: Zjarri kaplon një lokal

Një lokal është përfshirë nga zjarri në mëngjesin e së martës në Drenas.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante duke lokalizuar zjarrin.

PK-ja ka njoftuar se ka dëme të konsiderueshme por nuk raportohet për të lënduar.