Drenas, arrestohet burri pasi dyshohet se shkeli urdhrin mbrojtës ndaj një gruaje dhe e sulmoi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person më 11.03.2024, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mospërfillje e urdhërit të Gjykatës”.

Rasti ka ndodhur në Drenas.

Sipas raportit policor, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht një grua, e cila kishte urdhër mbrojtës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.