RTK - Foto: Atdhe Mulla

Drejtori i RTK-së rezulton pozitiv me COVID-19

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, ka rezultuar pozitv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se dy ditë më parë nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe është paraqitur për të bërë testin e coronavirusit.

Kastrati tutje bën të ditur se do të qëndrojë në vetizolim sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ngadhnjim Kastrati

Ai ka apeluar se të gjitha ata persona të cilët kishin kontakt ditëve të fundit me të të vetizolohen.

Postimi i plotë i tij:

Te nderuar miq,

Dy dite me pare, nuk jam ndjere mire me shendet, dhe dje jam paraqitur per ta bere testin per COVID19. Sot jam informuar se testi ka dale pozitiv.

Une do te qendroj ne izolim shtepiak sipas rekomandimeve te IKSHP-se.
Ju lus te gjitheve qe jemi takuar diteve te fundit te veteizoloheni per disa dite dhe ne rast se keni simptome, te lajmeroheni tek organet perkatese.

 Faleminderit!