Klinika Infektive - QKUK

Drejtoresha e Endokrinologjisë pozitive me COVID-19

Venera Berisha-Muharremi, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë, është konfirmuar pozitive me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet drejtoresha përmes një publikimi në Facebook e cila ka treguar se i gjithë stafi i Klinikës janë testuar pasi një infermiere e Klinikës ka rezultuar pozitive të premten.

Drejtoresha e Klinikës ka treguar se nuk ka shenja klinike ndërsa sot ë qëndrojë në vetizolim për 14 ditë të tjera.

Publikimi i plotë:

Të dashur miq!

Pasi që një infermiere e Klinikës Endokrinologjike ku unë jam drejtoreshë kishte të gjitha shenjat e infeksionit me Covid-19, te premten doli pozitiv me virusin Covid-19, kërkova nga IKSHP që të testojë tërë personelin e kësaj klinike! Para pak qasteve mora rezultatin e testit tim ku rezultova pozitiv me virusin Covid-19 edhe pse nuk kam asnjë shenjë klinike as ankesa!  Lus të gjithë ata që kanë qenë në kontakt direkt me mua pa maska të vetizolohen dhe në rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit të lajmërohen ne Klinikën Infektive!  Unë ndihem shumë mirë dhe prej sot jam në vetizolim për 14 ditë dhe besoj që me ndihmën e zotit do ta  kaloj edhe këtë sfidë!

E juaja

Venera