Ilustrim

Dragash, i mituri sulmon një person të rritur në oborrin e shkollës

Në hyrje të oborrit të një shkolle në Dragash një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor”, ka thënë ai.

Tutje Veseli ka treguar se viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Mjekësore në fshat dhe më pas është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme.

I njëjti ka treguar se pas trajtimit të nevojshëm viktima është liruar.

Veseli ka thënë se njësitet janë duke u marrë me rastin dhe se veprimet janë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.