Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dragash, cila parti mori më shumë vota me kusht?

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë publikuar edhe votat me kusht për komunën e Dragashit. Në këto rezultate janë të përfshira edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Sipas listës së publikuar në Dragash më së shumti ka vota kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini përballë Shaban Shabanit të PDK-së. Kandidati i LDK-së mori 72 vota ndërsa ai i PDK-së 61 vota.

Dy partitë do të ballafaqohen edhe më 14 nëntor në balotazh.

Më poshtë mund të shihni numrin e votave të gjithë kandidatëve të cilët u votuan për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Foto: KALLXO.com