Dosja si organizohej shitja e kokainës në Prizren

B. B. nga Prizreni është dënuar nga Gjykata për posedim të pa autorizuar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, të kokainës.

Ai gjithashtu është dënuar edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Për veprën penale shitje dhe shpërndarje e narkotikëve i akuzuari është dënuar me gjobë në lartësi prej 2 mijë e pesëqind euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 22 muajve.  Për veprën penale mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve është dënuar me gjobë në lartësi prej 800 euro.

“Dënimi unik me gjobë në shumë prej 3,300 (tremijë e treqind) euro, të cilën shumë i akuzuari është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Nëse i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund të paguajë dënimin me gjobë, i njëjti zëvendësohet me dënim me burg, ashtu që për çdo 20 € të dënimit me gjobë do të caktohet një ditë burg. dhe -dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 22 (njëzetedy) muajve në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 30.06.2021 deri me datën 20.09.2021”, thuhet në vendim.

I akuzuari B. B. me rastin ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, në gjykatë kishte parashtruar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

“Gjykata nga të cekurat më lartë ka ardhur në përfundim se në veprimet e të akuzuarit, formohen të gjitha elementet e qenies së veprave penale, të përshkruara si në shqiptim të këtij aktgjykimi dhe për këtë ka vendosur që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta gjykojë në bazë të ligjit, e më parë duke vërtetuar përgjegjësinë penale-juridike të ti”, thuhet tutje në vendim.