Pesë vite burg për kosovarin që iu bashkua ISIS-it

Gjykata e Prishtinës, sot ka dënuar me vite burg Ylber Belën, të akuzuar nga Prokuroria Speciale se në vitin 2013 iu bashkua ISIS-it.

Gjykata e Prishtinës, e gjeti fajtor të akuzuarin Ylber Bela për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari Bela me qëllim të bashkëngjitjes në organizata terroriste në muajin mars të vitit 2013, me dashje dhe me vetëdije të plotë duke qenë në dijeni që veprimi i tillë është i kundërligjshëm, ka marrë pjesë në veprimtarinë terroriste.

Sipas aktakuzës, i akuzuari ka lëshuar territorin e Kosovës dhe ka udhëtuar në drejtim të Sirisë, ku edhe ka filluar ushtrimet ushtarake më qëllim që të marr pjesë në luftime në kuadër të organizatës terroriste Abal-al-Nusra ‘’ Daela-Islamia’’, e cila më vonë është njohur si ISIS.

Sipas Prokurorisë, i njëjti ka qëndruar në Siri deri më datën 28 Maj 2022, kur edhe është kthyer nga Siria në Kosovë.

Aktakuza fillestare kishte qenë edhe për veprën Lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, mirëpo më vonë ishte tërhequr nga kjo pjesë e akuzës.

Pjesëmarrësit e konfliktit në Siri e Irak u gjykuan e u dënuan, rekrutuesit mbeten mister