Foto: VOA/Reuters

Donald Trump shkarkon ministrin e Mbrojtjes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Mark Esper.

Trump këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter.

Presidenti i SHBA-ve njoftoi se  Christopher C. Miller, drejtori  i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit,  do të jetë ushtrues detyre i ministrit të Mbrojtjes.

Një përçarje  e thellë në mes Trump dhe Esper u pa pasi ai tha në qershor se nuk mbështeste përdorimin e trupave aktive për të shuar protestat në shkallë të gjerë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të shkaktuara nga vdekja e George Floyd në duart e policisë, transmeton CNN.