Donald Trump dorëzohet në Gjeorgjia në çështjen e katërt penale të ngritur kundër tij këtë vit

Donald Trump u dorëzua të enjten në burgun e qarkut ‘Fulton’ me më shumë se një duzinë akuzash që rrjedhin nga përpjekjet e tij për t’i ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të shtetit amerikan të Gjeorgjia në vitin 2020, hera e katërt këtë vit që ish-presidenti përballet me akuza penale.

Trump kaloi diçka më shumë se 20 minuta në burgun e Qarkut ‘Fulton’, ku u procesua dhe u lirua me garanci. Numri i tij i regjistrimit si i arrestuar ishte P01135809.

Një fotografi si i arrestuar e ish presidentit Trump u publikua menjëherë pasi ai u largua nga burgu.

Dorëzimi i Trump në Gjeorgji shënon herën e katërt këtë vit që ish-presidenti është dorëzuar autoriteteve të zyrtarëve lokalë ose federalë pasi u ngritën akuza penale kundër tij – episode që nuk ishin parë asnjëherë në SHBA para vitit 2023.

Skena e Trump drejt arrestimit të tij ndërkohë që i denonconte akuzat kundër tij si të motivuara politikisht u përsërit sërish të enjten, por edhe kjo ende nuk ishte tronditëse për skenën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë të një ish-presidenti – dhe kandidatit kryesor të Republikanëve për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024 – përballja me një aktakuzë penale.

Trump e quajti të qenit në burg një përvojë “të tmerrshme” dhe “shumë trishtuese” në një intervistë më vonë të enjten me Neësmax, duke shtuar: “Në gjithë jetën time nuk dija asgjë për aktakuzat dhe tani jam paditur katër herë. ”

Në prill, Trump u arrestua në Nju Jork për akuza shtetërore në lidhje me një skemë për dhënien e parave në këmbin të heshtjes. Në qershor, ai u dorëzua në një gjykatë federale në Majami për t’u përballur me akuzat në hetimin e prokurorit special Jack Smith për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara. Në fillim të këtij muaji, Trump u arrestua në Uashington, DC dhe u akuzua lidhur me përpjekjet e tij për t’i përmbysur zgjedhjet e vitit 2020./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala