Dogana e Kosovës - Foto: Rtv21

Dogana e Kosovës konfiskon barna të kontrabanduara në tri barantore në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka konfiskuar mbi 350 lloje të medikamenteve të kontrbanduara në tri barnatore në Prishtinë.

Medikamentet kanë qenë pa banderola dhe të fshehura në hapësira të ndryshme.

Mallrat e kontranbandauara janë konfsikuar menjëherë dhe është bërë të ditur se kanë filluar procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në raste.

“Gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme. Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar.Malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikameteve. Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve”- ka njoftuar Dogana e Kosovës.