Ilustrim, Foto: Pixabay

Dogana e Kosovës konfirmon kontrollet në bizneset që importojnë fishekzjarre

Dogana e Kosovës ka konfirmuar se po kryen kontrolle tek bizneset që importojnë fishekzjarre.

 KALLXO.com ka raportuar për aksionin e Doganës së Kosovës bashkë me Administratën Tatimore të Kosovës në disa biznese të fishekzjarreve.

Sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, Dogana është duke bërë kontrollë verifikuese në këto biznese. 

“Kemi kontrollë verifikuese tek bizneset që importojnë fishekzjarre” – ka thënë për KALLXO.com, Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganës së Kosovës.