Takimi i kryetarëve të degëve të LDK-së Foto: LDK

Ditën e takimit Thaçi- Kurti, LDK mban dy takime të rëndësishme

Ditën kur Presidenti Hashim Thaçi pritet ta takojë kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për t’ia dhënë mandatin për formimin e qeverisë së Kosovës, partneri i mundshëm i VV-së për koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dy takime të saj.

LDK ka njoftuar sot se të hënën, në orën 9, kryesia e partisë do ta mbajë një mbledhje.

Ndërsa në orën 13 pritet të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ndërsa takimi Thaçi – Kurti është caktuar të mbahet në orën 15:00.