Dita e tetë e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë

Ka pasur një sërë zhvillimesh të reja në konfliktin ushtarak ruso-ukrainas gjatë natës, me Moskën që këmbëngulë se e ka pushtuar qytetin e saj të parë të madh që nga mbërritja e trupave atje.

Sulmi rus mbi Ukrainën ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe NATO-ja dhe aleatët e tyre e dënuan sulmin dhe janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës dhe jan zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë.

Më poshtë po japim një përditësim të asaj që ka ndodhur së fundmi në Ukrainë:

Teksa po futemi në javën e dytë të pushtimit rus në Ukrainë, Rusia i ka intensifikuar sulmet e saj në qytetet kryesore të Ukrainës – me luftime që po vazhdojnë pothuajse në pjesën më të madhe të territorit të Ukrainës. 

SHBA thotë se do t’i ndalojë linjat ajrore ruse nga hapësira e saj ajrore – pas udhëheqjes së Bashkimit Evropian dhe Kanadasë.

Forcat ruse e kanë marrë kontrollin e qytetit port kyç jugor të Khersonit, thonë zyrtarët lokalë. Është qyteti i parë i madh ukrainas që është pushtuar që nga fillimi i pushtimit. Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Khersonit tregoi se kishte rënë të mërkurën, duke thënë se forcat ukrainase ishin larguar. Kjo pason disa ditë luftimesh të rënda, me forcat ruse që rrethojnë qytetin me rëndësi strategjike në veri të gadishullit të Krimesë.

Në orët e fundit, shpërthime të forta kanë tronditur Kievin dhe qytete të tjera, me pamjet që tregojnë një shtëllungë të madhe zjarri që ndriçon qiellin e natës në kryeqytet.

Mirëpo një zyrtar i mbrojtjes amerikane thotë se një kolonë masive me automjete ushtarake ruse pranë Kievit ka “ngecur” për shkak të mungesës së karburantit dhe ushqimit.

Mariupol në Ukrainën lindore është përballur me sulme “të pamëshirshme”;

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të vonë të natës, duke e lavdëruar guximin e qytetarëve në mbrojtjen e vendit të tyre. Mes tjerash Selensky ka folur edhe për ushtartët rusë të cilët po luftojnë në Ukrainë: “Këta nuk janë luftëtarë të një superfuqie. Këta janë fëmijë të hutuar që janë përdorur”;

Ukraina pretendon se 9,000 trupa ruse janë vrarë në konflikt – por Moska e vlerëson këtë numër në 498;

Më shumë se një milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm një javë, sipas OKB-së.  

Rusia ka pranuar për herë të parë se ka pësuar viktima të rënda ushtarake gjatë sulmit të saj në Ukrainë, me 498 trupa të vrarë dhe 1,597 të tjerë të plagosur.

Raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet të enjten ndërmjet delegacioneve të dy vendeve, të mbajtur në Bjellorusi.Raundi i parë të hënën zgjati pesë orë. 

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holandë tha të mërkurën se do të vazhdonte menjëherë me një hetim aktiv pas pushtimit rus të Ukrainës. 

Forcat ruse lëvizin drejt kryeqytetit të Ukrainës, duke përfshirë një kolonë e madhe ushtarake, “mbetet e bllokuar”, tha të mërkurën zëdhënësi i Pentagonit John Kirby. Trupat mund të “rigrupohen” ose të përballen me sfida të tilla si mungesa e furnizimit dhe rezistenca e Ukrainës. 

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, u përball me bombardime intensive të mërkurën, me sulmet me raketa ruse që goditën të paktën tre shkolla, një katedrale dhe dyqane. Një anëtar i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) u vra ndërsa po merrte furnizime në Kharkiv të martën. 

Një raport i inteligjencës perëndimore tregoi se zyrtarët kinezë në fillim të shkurtit kërkuan që zyrtarët e lartë rusë të prisnin derisa të përfundonin Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit përpara se të fillonin një pushtim të Ukrainës, thanë zyrtarët amerikanë të mërkurën. 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me shumicë dërrmuese votoi për të dënuar pushtimin e Rusisë të mërkurën. Rezultati nuk është ligjërisht i detyrueshëm dhe është e dyshimtë se do të ndryshojë agresionin ushtarak të Moskës, megjithëse ka një peshë politike globalisht. /CNN, BBC, SkyNews