
Ilustrim
Distria e bronztë në botërorin e xhudos
07.10.2022 - 16:55
Kampionia olimpike Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në botëronin e xhudos, Tashken 2022.
Ajo ka mposhtur xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo, në kategorinë 52 kilogramë.
Pjesë e ceremonisë dhe si trajnere e Distrisë ishte kampionia e botës, Majlinda Kelmendi.
Distria deri tash ka fituar 6 medalje në kualifikimet olimpike, së fundmi në vitin 2021 triumfoi me medaljen e artë në Katar.
Kjo është medalja e dytë e bronztë në kampionate botërore për Distria Krasniqin.