Gazimestan, Obiliq 28.06.2024 Vidovdan

Përvjetori i ‘Vidovdanit’ – Arrestohet një person në Gazimestan

15:25 – Përfundon manifestimi i ‘Vidovdanit’ në Gazimestan

Me një person të arrestuar ka përfunduar shënimi i ‘Vidovdanit’ , festë religjioze ortodokse e serbëve në Gazimestan.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ishin mbledhur për të shënuar këtë ditë.

Disa flamuj e bluza me thirrje nacionaliste u morën nga Polica  përderisa disa qytetarë janë kthyer pas për shkak të tyre.

Ekipi i KALLXO.com ka raportuar për zhvillimet e fundit gjatë kësaj feste.

Për mbarëvajtjen e saj janë përkujdesur Policia e Kosovës, teksa prezent kanë qenë KFOR  e EULEX.

14:47 – LAJMI I FUNDIT – Arrestohet një person në Gazimestan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Gazimestan, aty ku qytetarë serbë janë mbledhur për të shënuar përvjetorin e ‘Vidovdaniy’ .

I arrestuari siç raporton ekipi i KALLXO.com është nisur për në stacion policor.

Arsyet e arrestimit ende nuk janë bërë të ditura.

Fillimisht, zyrtarët policorë ndaluan disa qytetarë në hyrje të Gazimestanit.

Arrestohet një person në Gazimestan | Foto: KALLXO.com, Gazimestan, Obiliq
28.06.2024

14:41 – Policia e Kosovës ndalon disa qytetarë në Gazimestan, nuk dihet arsyeja

Policia e Kosovës ka ndaluar disa qytetarë në hyrje të Gazimestanit.

Të njëjtit janë duke u mbajtur nga zyrtarët policorë brenda një kontejneri në hyrje të Gazimestanit, në afërsi të Obiliq.

Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit të tyre.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për zhvillimet në Gazimestan, aty ku po shënohet përvjetori i ‘Vidovdanit’

Gazimestan, Obiliq | 28.06.2024

14:05 – Policia hedh në kosh të mbeturinave bluzat me thirrje nacionaliste

Në Gazimestan të Obiliqit janë mbledhur një numër i qytetarëve serbë të cilët po shënojnë përvjetorin e ‘Vidovdanit’.

Policia nuk i ka lejuar ata që të bartin me vete bluza, flamuj apo materiale të tjerë me thirrje nacionaliste.

Ekipi i KALLXO.com ka kapur momentin kur policia i ka hedhur në kosh të mbeturinave disa prej materialeve që kishin mbishkrime me thirrje nacionaliste.

13:50 – Nisin fjalimet në përvjetorin e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan

Një grumbull i njerëzve janë mbledhur në Gazimestan për të shënuar përvjetorin e ‘Vidovdanit’.

Ekipi i KALLXO.com raporton se tashmë atje kanë nisur fjalimet.

Gazimestan, Obiliq
28.06.2024
Vidovdan

13:45 – Policia e Kosovës nuk lejon flamujt dhe veshjet e serbëve me thirrje nacionaliste në Gazimestan

Policia e Kosovës është duke larguar flamuj e bluza me thirrje nacionaliste nga qytetarët të cilët po marrin pjesë në përvjetorin e “Vidovdanit” në Gazimestan të Obiliqit.

Policia ka kthyer pas një qytetar pasi ai nuk u lejua të hyjë brenda me bluzë me thirrje nacionaliste.

Ekipi i KALLXO.com është duke raportuar nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës janë duke kontrolluar autobusët të cilët kanë arritur në Gazimestan para se ata të futen brenda rrethojave ku do të mbahet festa.

Policia po kontrollon autobusët që po sjellin qytetarë në Gazimestan për ‘Vidovdanin’ | Foto: KALLXO.com/28.06.2024

13:15 – ‘Vidovdani’: Mbërrijnë disa autobusë në Gazimestan, policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia

Policia e Kosovës gjatë kontrollit tek një qytetar ka gjetur dhe larguar një flamur serb me mbishkrimin Rusia.

Ndërsa para pak minutash ka arritur edhe autobusi i parë me targa të Novi Pazarit me pjesëmarrës të tjerë .

Në Gazimestan ka arritur edhe një minibus me targa të Maqedonisë së Veriut.

Poashtu një qytetarit policia ia ka kontrolluar çantën në detaje.

12:48 – ‘Vidovdani’: Policia e Kosovës ia merr bluzën me thirrje nacionaliste një qytetari

Ekipet policore në fshatin Gazimestan të Obiliqit janë duke vazhduar t’i kontrollojnë qytetarët të cilët do të marrin pjesë në përvjetorin e ‘Vidovdanit’.

KALLXO.com i cili ndodhet në Gazimestan raporton se deri më tani vetëm një qytetar është prezantuar me bluzë me thirrje nacionaliste.

Të njëjtit i është marr bluza nga Policia e Kosovës dhe i është lejuar që të vazhdoj tutje.

09:50 – Serbët sot shënojnë përvjetorin e ‘Vidovdanit’

Qytetarë të komunitetit serb sot pritet të shënojnë përvjetorin e ‘Vidovdanit’, e njohur ndryshe edhe si Beteja e Kosovës e viti 1389.

Zakonisht qytetarët serbë janë mbledhur në vendin e njohur si Gazimestan në afërsi të Obiliqit, teksa vitin e kaluar të njëjtëve nuk iu kishte lejuar që të shënonin këtë ditë aty.

Në 2023-ën, ata ishin mbledhur në Graçanicë tek Manastiri.

Policia e Kosovës ndër vite është përkujdesur për mbarëvajtjen e këtij përvjetori. Zyrtarët po ashtu kanë kontrolluar qytetarët, e një pjesë e tyre mbanin me vete bluza me thirrje nacionaliste.

Beteja e Kosovës e viti 1389, mbetet ngjarja më e manipuluar në historinë e popujve ballkanik, veçmas në hapësirën shqiptare dhe serbe.

Të dhënat kontradiktore që vijnë nga burimet historike që nga mesjeta, po mundësojnë që kjo betejë të interpretohet në mënyra të ndryshme, edhe në ditët e sotme.

Serbët sot festojnë ‘Vidovdanin’