Digjet një veturë në oborrin e QKMF-së në Pejë

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në parkingun e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.

Në fotografitë e dërguara në KALLXO.com shihet se në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Për zjarrin në fjalë nuk raportohet se ka të lënduar.