Ilustrim

Detaje si e rrahu gjilanasi 13 vjeçarin duke e goditur me shqelma në stomak

Një 13 vjeçar është rrahur gjatë ditës së djeshme nga një person i dyshuar në Gjilan.

Për të dyshuarin A. A., Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar masën e paraburgimin, pasi që i njëjti i ka shkaktuar lëndime trupore të miturit.

Sipas prokurorisë, i gjjithë rasti ka ndodhur para dy ditëve, kur i dyshuari me dashje e ka rrahur të miturin.

Prokuroria ka sqaruar se derisa i mituri kishte datë të luante me fëmijë, pas një fjalosje me fëmijët e të dyshuarit, i dyshuari i revoltuar ka shkuar dhe e ka tërhequr zvarrë dhe e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht tek syri, e pastaj edhe me huplaka në gojë duke i thyer një dhëmb.

Për shkak të goditjeve të marra, i mituri është rrëzuar në tokë, por i dyshuari derisa i mituri ishte i shtrirë, e ka goditur me shqelma në stomak dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Goditja e të miturit sipas prokurorisë ka vazhduar derisa ka ndërhyrë një kalimtar i cili e ka pënguar të dyshuarin.

Me këto veprimet, dyshohet se i dyshuari ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, për të cilën Prokuroria  Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan paraburgimin e të dyshuarit.