Detaje si e dhunoi 23 vjeçari të miturën në motel në Kamenicë

KALLXO.com mëgjesin e sotëm raportoi se një person është arrestuar për dhunimin e një vajze në Kamenicë.

Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuar për këtë rast është M. K., 23 vjecar.

Sipas Prokurorisë së Gjilanit, i dyshuari para dy ditëve, në fshatin Rogoqicë të Kameicës është takuar me viktimën, e cila është e mitur, dhe së bashku me veturë janë nisur në drejtim të Gjilanit.

Rrugës, i dyshuari ka ndaluar në një motel në hyrje të qytetit, dhe duke shftytëzuar pozitën e saj të ndjeshme dhe të pambrojtur, e ka deyruar të miturën të kryej akt seksual, pa pëlqimin e saj.

I dyshuari për këtë rast është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh.

 

Kamenicë – Vajza dhunohet në motel, arrestohet i dyshuari

.