Kamenicë – Vajza dhunohet në motel, arrestohet i dyshuari

Policia në Kamenicë ka arrestur gjatë ditës së djeshme një person të dyshuar për dhunim. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 19:45. Dyshimet e para janë se i dyshuari në një motel, ka dhunuar viktimën. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.