Dështon zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të zgjedh një anëtar të Komisionit të Pavarur për Media.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se kandidatët e propozuar janë Violeta Hyseni- Kelmendi dhe Teuta Hoxha- Morina.

Kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu, tha se komisioni ka konstatuar që asnjëra nga kandidatet nuk i ka marr votat e mjaftueshme.

“91 deputetë kanë marr pjesë në votim, të pavlefshme janë 44 vota, Violeta Hyseni Kelmendi 20 vota, Teuta Hoxha Morina 29 vota. Asnjëri prej kandidatëve nuk i ka marr votat për ta fitu pozitën konskursi përsëritet”, tha ajo.

Musliu tha se të dy kandidatet kanë qenë të shkqlqyeshme.

“Në këtë kuvend gjithmonë po vie në shprehjehn të jet dikush servil ose i dëgjueshëm”, tha ajo.