Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi themelon dy komisione të reja ad-hoc për Bordin e RTK-së dhe të Komisionit për Media

Kuvendi i Kosovës ka themeluar dy komisione të reja ad-hoc.

Njëri komision është themeluar për zgjedhjen e 7 anëtarëve të Bordit të RTK-së, ndërsa komisioni tjetër për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

Anëtarët e komisionit për RTK-në janë: Arbëreshë Kryeziu, Valon Ramadani dhe Agon Batusha nga Vetëvendosja; Doruntina Maloku dhe Ardian Shala nga LDK; Blerta Deliu dhe Mërgim Lushtaku nga PDK; Rasim Selmanaj nga AAK; Mirlinda Sopi nga Nisma; Igor Simiç nga Lista Serbe dhe Albert Kinolli nga Grupi 6+.

Ndërsa anëtarët e Komisionit për Komisionin e Pavarur të Mediave janë: Arbëreshë Kryeziu, Valon Ramadani dhe Agon Batusha nga Vetëvendosje; Rezarta Krasniqi dhe Besa Gaxherri nga LDK; Ganimete Musliu dhe Filloreta Zejnullahu nga PDK; Rasim Selmanaj nga AAK; Mirlinda Sopi nga Nisma; Igor Simiç nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga Grupi 6+.