Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Zgjidhet një Anëtar i KPM-së dhe një i Bordit të Fondit Pensional

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur një anëtar të Komisionit të Pavarur për Media.

Nga 91 deputetë sa morën pjesë në votim, me 79 vota u zgjodh Vlorë Berisha. Ndërsa, 10 vota mori kandidati tjetër, Driton Qeriqi dhe dy vota ishin të pavlefshme.

Mandati i anëtarit të KPM-së është 3-vjeçar.

Po ashtu, Kuvendi ka votuar edhe për zgjedhjen e dy anëtarëve te bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Hajdar Korbi ka marrë 70 vota dhe është zgjedhur anëtar.

Ndërsa anëtari i dytë i zgjedhur në rrethin e dytë të votimit është Valdrin Kasumaj.

Nga gara është eliminuar Flamur Keqa, që ka marrë 9 vota, ndërsa 3 vota kanë qenë të pavlefshme.

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi ka shkarkuar një anëtare të bordit të RTK-së.

http://kallxo.com/shkarkohet-anetarja-e-bordit-te-rtk-se/

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar një varg projektligjesh.