Komisioni i Sigurisë, 13 dhjetor 2022

Dështon në parim Projektligji për Pensionet e policëve dhe punonjësve të IPK-së

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dështuar votimi në parim Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor.

Deputetët në pozitë nuk kanë marr pjesë në votim ndërsa nuk ka pasur diskutime për këtë pikë pasi sipas kryetarit ato janë shterur herën e kaluar që ky projektligj ka ardhur në komision.

Kryetari i Komisionit Bekë Berisha pas mbledhjes së komisionit para mediave tha se e mbështetë këtë projektligj por se deputetët e pozitës nuk po marrin pjesë në votim.

“Unë e kam përkrah këtë ligj është i nevojshëm por si duket deputetët e pushtetit e kanë vullnetin kundër këtij ligji. Shpjegimet është mirë ti japin ata vetë. Në fakt nuk marrin pjesë në votim fare”- tha Berisha.

Berisha tha se është hera e dyte që këtë projektligj e ka sjell për votim në komision dhe hera e dytë që dështon.

Ky ligj sipas tij është shumë i rëndësishëm pasi trajtohet pensionimi.

Ndryshe, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka prezantuar iniciativën e saj ligjore për Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, më 29 nëntor të këtij viti.

Musliu kishte thënë se përmes këtij projektligji do të rregullohen e përcaktohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcaktohet kategorizimi i pensioneve për pension.

Deputetët e partisë në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, patën thënë se ky projektligj është edhe premtim elektoral i partisë në pushtet.

Enver Dugolli anëtar i komisionit nuk kishte marrë pjesë në votim, pasi këtë iniciativë tha se do ta pret kur të vijë nga qeveria.

Komisioni parlamentar miraton iniciativën për pensionet e zyrtarëve policorë