Foto: Ilustrim

Deri në katër orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Deri në katër orë janë duke pritur qytetarët për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, në këtë pikë kufitare pritjet janë nga 240 minuta apo 4 orë, ndërsa kolonat janë deri në tri kilometra.

Pritje deri në një orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë janë në pikën kufitare Muçibabë.

Ndërkaq në pikat tjera kufitare nuk janë shënuar pritje apo kolona të gjata.