Deputetja e PDK-së infektohet me COVID-19

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Hoxha përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se ka bërë për herë të dytë testin pasi ka patur disa simptoma të kësaj sëmundje.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, Ethe, Temperaturë, Koll. Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë.”, ka shkruar ajo.

“Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me te”, ka shtuar ajo.

Nga coronavirusi i ri janë prekur edhe zyrtarë të partive politike dhe deputetë të Kuvendit.

Po ashtu raste të reja po raportohen edhe nëpër institucionet publike.

Numri me të infektuarve ka arritur në 3886 prej tyre 2003 të shëruar dhe 82 viktima.