Deputeti egjiptian tregon si vendosi që të martohet me një shqiptare

Sonte në pjesën e dytë të emisionit “Jeta në Kosovë” është duke u debatuar rreth asaj se a ka racizëm në Kosovë.

Elbert Krasniqi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga IRDK, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka thënë se komunitetet me ngjyrë në Kosovë ndjehen të diskriminuara.

“Sipas vlerësimeve të mia, diskriminimi ekziston në Kosovë, ekziston një diskriminim i heshtur dhe i fshehur, jo i prezantuar haptas nga të gjithë, jo vetëm nga institucionet, mirëpo nga persona të caktuar që udhëheqin ato institucione”, tha Krasniqi.

Ai ka ndarë edhe një çështje personale, atë të martesës së tij me një shqiptare nga Kosova.

“Unë e kam një martesë miks që është burim i dashurisë tonë dhe nuk e kemi vlerësuar pjesën tjetër të ndasive tona. S’ka qenë shumë e lehtë edhe për gruan që të marrë guximin dhe të vendos përpara dashurinë dhe jo stereotipat dhe paragjykimet e të tjerëve”, tha Krasniqi më tej.